Sot nis Kupa Botërore për Universitete në hendboll
Për herë të parë Prishtina do të jetë nikoqire e FISU Kupa Botërore Universitare në Hendboll, e cila do të zhvillohet prej 11 deri më 17 korrik.
Pjesëmarrës në këtë kampionat do të jenë 14 ekipe nga universitete të vendeve të ndryshme të botës, të cila do të garojnë për të parin në hendbollin universitar.
Ceremonia e hapjes do të mbahet sot me fillim nga ora 18:00, në sallën “1 tetori”.
Ndeshjen e parë hendbollistët kosovarë e kanë të hënën nga ora 19:30 me Universitetin që e përfaqëson Spanjën, “University of Castilla-La Mancha”.
Te hendbollistet, Universiteti i Prishtinës është në grup me ekipet e Spanjës dhe Kroacisë. Hendbollistet tona ndeshjen e parë e luajnë të hënën prej orës 15:00. Takohen po ashtu me ekipin universitar që përfaqëson Spanjën, “University of Castilla-La Mancha”./21Media