Sot përkujtohen personat e zhdukur

Edhe presidenti do të bëjë homazhe pranë përmendores dedikuar personave të zhdukur

Me rastin e ndërrimit të moteve, përfaqësues të institucioneve të angazhuara në procesin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur, si dhe përfaqësues të Shoqatave të Familjeve të Personave të Zhdukur, do të bëjnë homazhe pranë “Përmendores dedikuar personave të zhdukur”.

Edhe presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do të bëjë nderime te Memoriali për të Pagjeturit në Prishtinë.

Homazhet do të bëhen në ora 11:00, pranë përmendores dedikuar personave të zhdukur, përballë ndërtesës së Kuvendit.

Janë mbi 1 mijë e 600 persona të cilët konsiderohen si të pagjetur./21Media

Back to top button