Sot përurohet pikëkalimi i përbashkët kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut do të përurojnë një pikë të përbashkët kufitare.
Bëhet fjalë për pikëkalimin e përbashkët kufitar “Hani i Elezit – Bllacë”.
Ngjarja do të zhvillohet sot me fillim nga ora 11:00.
Pjesëmarrës do të jenë kryeministri në detyrë, Albin Kurti, homologu i tij maqedonas, Hristijan Mickoski, dy ministrat e Punëve të Brendshme nga dy vendet si dhe figura të tjera politike.