Sot pritet të caktohet data e seancës konstituive

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot pritet ta cakotjë datën e seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Këtë për portalin rtv21.tv e konfirmoi shefi i kabinetit të presidentes, Bekim Kupina.
Dekreti për seancën konstituive pritet të publikohet sot gjatë ditës”, tha Kupina.
Më 9 shkurt Kosova mbajti zgjedhjet parlamentare.
Në këto zgjedhje e para doli Lëvizja Vetëvendosje me 396,787 vota apo 42.30%, PDK është renditur e dyta me 196,474 apo 20.95%, LDK e treta me 171,357 apo 18.27%, AAK-Nisma me 66,256 vota apo 7.06%.
Derisa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri certifikimin e tyre me 27 mars, duke i hapë rrugë presidentes për caktimin e seancës konstitutive./21Media