Sot protesta kundër Bashës e thirrur nga Berisha

Ish-lideri demokrat, Sali Berisha ka thirrur sot në orën 12:00 para selisë së PD-së një protestë kombëtare.
Berisha i ka bërë thirrje të gjithë anëtarëve dhe deputetëve që t’i bashkohen protestës. Qëllimi i kësaj protestë është që të hyjnë brenda selisë për të zbatuar vendimin e Kuvendit të 11 dhjetorit të mbajtur në “Air Albania” dhe më pas të Referendumit të 18 dhjetorit 2021 ku u votua shkarkimi i Bashës.
Lulzim Basha ka blinduar selinë blu me dyer të hekurta para protestës. Kjo shihet nga Grupi i rithemelimit si “bunkerizim i partisë” ndërsa sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi pretendon se kjo nuk është e vërtetë pasi brenda selisë po kryhen punime, shkruan ora news.
Gjithashtu janë marrë masa edhe te kryeministria, ku dyert një ditë janë blinduar për të shmangur çdo lloj incidenti.
Berisha është shprehur se kjo është një protestë paqësore dhe ka përjashtuar çdo skenar dhune. Policia ka marrë masat për protestën e sotme. Rreth 1000 efektivë do të kujdesen për mbarëvajtjen e protestës.  Sipas burimeve, disa prej forcave do të pozicionohen brenda xhamisë dhe në afërsi të parlamentit. Në fokus për uniformave blu do të jënë personat me precedent penal./21Media

Back to top button