Qytetarët e Prishtinës kërkojnë zbritje të çmimit të qirasë

(Lajm i përditësuar)
Ndërmarrja Publike Banesore, qiramarrësit, punëtorët e lokaleve dhe qytetarë të tjerë, sot protestuan për rritjen e çmimit të qirasë për lokalet në Prishtinë.
Protestuesit kërkuan zbritje të çmimit të qirasë, sipas tyre nuk mund të vazhdojnë punën me çmim të ngritur.
Të njëjtit janë në pritje të takohen me kryetarin e komunës, Përparim Rama.
Së fundmi, komuna e Prishtinës ka ngritur edhe çmimin e biletave njëdrejtimëshe të trafikut urban.
​Sot protestohet kundër rritjes së çmimit të qirasë për lokalet në Prishtinë
Ndërmarrja Publike Banesore, qiramarrësit dhe punëtorët e lokaleve në Prishtinë do të protestojnë sot para komunës për shkak të rritjes së çmimeve të qirasë.
Në një njoftim për media bëhet e ditur se protesta do të fillojë nga ora 9:00, para objektit të vjetër të Komunës së Prishtinës.
“Për shkak të situatë së krijuar me rastin e rritjes së çmimit të qirasë për lokalet në Prishtinë, nga Ndërmarrja Publike Banesore, qiramarrësit dhe punëtorët e lokaleve, po ashtu dhe qytetarë të tjerë, do të protestojnë në shenjë revolte për këtë padrejtësi, në këtë kohë kur po përballemi me krizë ekonomike”, thuhet në njoftim.
Së fundi, Komuna e Prishtinës ka ngritur edhe çmimin e biletave njëdrejtimëshe të trafikut urban.

Back to top button