Sot seanca e Kuvendit

Vetëm një pikë në rend të ditës

Kuvendi i Kosovës sot mban seancën plenara nga ora 10:00, në të cilën do të bëhet shqyrtimi i propozim-vendimit për formimin e komisioneve parlamentare.

Siç ka njoftuar Kuvendi i Kosovës, kjo është pika e vetme e paraparë në rendin e ditës.

Legjislativi i ri deri më tani ka mbajtur vetëm dy seanca. Seanca konstituive, në të cilën është zgjedhur kryesia e Kuvendit dhe kryetari, Glauk Konjufca dhe në seancën e dytë është votuar Qeveria e Kosovës dhe po ashtu, është zgjedhur kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani.

Back to top button