Sot shënohet Dita Botërore e Teatrit

Dita Botërore e Teatrit shënohet më 27 mars, e inicuar në vitin 1961 nga Instituti Ndërkombëtar i Teatrit.
Festohet çdo vit më 27 mars nga Qendrat ITI dhe komuniteti ndërkombëtar teatror. Për të shënuar këtë rast organizohen ngjarje të ndryshme teatrore kombëtare dhe ndërkombëtare.
Një nga më të rëndësishmet prej tyre është qarkullimi i Mesazhit Ndërkombëtar të Ditës Botërore të Teatrit, nëpërmjet të cilit, me ftesë të ITI, një figurë me pozitë botërore ndan reflektimet e tij/saj mbi temën e Teatrit dhe një Kulture të Paqes.
Mesazhi i parë Ndërkombëtar i Ditës Botërore të Teatrit u shkrua nga Jean Cocteau(Francë) në vitin 1962.
Fillimisht në Helsinki dhe më pas në Vjenë në Kongresin e 9-të Botëror të ITI-së në qershor 1961 Presidenti Arvi Kivimaa propozoi në emër të Qendrës Finlandeze të Institutit Ndërkombëtar të Teatrit që të themelohej Dita Botërore e Teatrit./21Media

Back to top button