Sot shënohet “Dita Botërore e Televizionit”

Dita Botërore e Televizionit shënohet çdo vit më 21 nëntor.

Kjo ditë është shpallur nga Kombet e Bashkuara në vitin 1996, me rezolutën 51/205.

Në atë vit Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara kishte parë ndikimin e televizionit në vendimmarrje dhe potencialin e tij për të informuar dhe edukuar publikun, me çka edhe e shpalli këtë ditë.

Për herë të parë në atë kohë janë bërë bashkë institucionet kryesore të industrisë mediale, Unionin Evropian të Transmetuesve (EBU), Asociacionin e Televizioneve Komerciale në Evropë (ACT) dhe EGTA Asociacionin e Radio Televizioneve me bazë në Bruksel.

Shpikja e televizionit ndryshoi mënyrën se si ne komunikojmë dhe konsumojmë informacionin.

Nga fillimet e tij modeste në shekullin e 20-të, televizioni ka qenë i kudondodhur, në shtëpi pothuajse të secilit prej nesh në mbarë botën.

21 Nëntori u shpall si “Ditën Botërore të Televizionit” për të përkujtuar përvjetorin e Forumit të parë Botëror të Televizionit, të mbajtur në 1996. /21Media

 

Back to top button