Sot shënohet Dita Botërore e Tuberkulozit

Sot shënohet Dita Botërore e Tuberkulozit.

Tuberkulozi është një sëmundje infektive që shkaktohet nga bakteret Mycobacterium tuberculosis. Më së shpeshti prek mushkëritë, por mund të përhapet edhe në organe të tjera si eshtra, nyja limfatike apo sistemi urinar.

Insituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, jep disa shembuj se si mund të transmetohet kjo sëmundje,simptomat,  a ka shërim, trajtimi i saj dhe kush duhet të ketë kujdes më të veçantë.

Si transmetohet?

Nëpërmjet ajrit, nga një person i infektuar gjatë kollitjes ose teshtimës;

Simptomat më të shpeshta janë:

Kollë e vazhdueshme;

Djersitje natën;

Humbje peshe, lodhje, mungesë oreksi;

Temperaturë e lehtë;

Vështirësi në frymëmarrje dhe dhimbje në gjoks;

Kush rrezikon të infektohet?

Personat që qëndrojnë gjatë në kontakt të ngushtë me të sëmurët;

Personat me imunitet të dobësuar (HIV/AIDS, diabet, sëmundje malinje);

Fëmijët dhe të moshuarit.

A ka shërim?

Po! Tuberkulozi është i parandalueshëm dhe i shërueshëm;

Në Kosovë, diagnostikimi dhe trajtimi janë falas në të gjitha institucionet publike shëndetësore.

Trajtimi modern përfshin:

Trajtim në shtëpi;

Pa injeksione, më pak tableta;

Qasje më miqësore për pacientët.

Kujdes i veçantë për:

Gratë shtatzëna;

Fëmijët;

Personat që kanë qenë në kontakt me të sëmurë;

Edhe ata të vaksinuar me BCG (mund të preken përsëri).

Back to top button