Sot shi e bubullima

Sot në vendin tonë do të mbajë mot me shi dhe bubullima.
Sipas “Prishtina Weather”, gjatë ditës së sotme reshje bore do të ketë vetëm në vise të larta malore.
“Nga e premta sërish ngrohtë e më shumë diell. Të dielen ftohtë, me kushte për shi e borë”, bëhet e ditur në njoftimin e “Prishtina Weather”.
Parashikimi i motit:
7.04 – Kryesisht me vransira. Nga mëngjesi priten kushte për të reshura shiu, ditën të shoqëruara edhe me bubullima. Reshje bore do të ketë vetëm në vise të larta malore.
8.04 – Ngrohtë e kryesisht me diell.
9.04 – Ngrohtë e me erë. Kalime të vransirave të larta shtresore, por intervale më të gjata me diell.
10.04 – Ftohtë, Kryesisht me vransira, kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu, në mëngjes viseve kodrinoro-malore edhe reshje bore. Në mbrëmje reshjet pushojnë.
11.04 – Kthjellët dhe diell. Në mëngjes më ftohtë.
“Temperaturat të luhatshme në ditët e ardhshme. Minimalet luhaten ndërmjet 5C deri 7C, e të dielen mund të zbresin edhe në 2C. Maksimalet të enjten në rënie në 14C, më pas deri të shtunën në rritje në 20C, e ditën e diel zbresin në 8C. Erërat fryjnë edhe mesatarisht të fuqishme dhe fuqishme 5-16m/s, deri ditën e shtunë nga jugperëndimi, e të dielen ndryshojnë kahjen në veriore 6-13m/s. Shtypja atmosferike luhatet në vlera poshtë normales”, njofton “Prishtina Weather”./21Media

Back to top button