Sot Shqipëri-Wales, Reja pritet t’i besojë këtij formacioni

 

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll do të zhvillojë sot miqësoren e kundër Wales. Ndeshja do të zhvillohet nga ora 18:00, në “Cardiff City Stadium”.

Wales u mposht me rezultat 3-0 nga Franca në miqësoren e fundit të zhvilluar të mërkurën.

Nga ana tjetër, Shqipëria është duke kaluar një seri pozitive të rezultateve dhe në gjashtë ndeshjet e fundit i ka fituar pesë prej tyre nën urdhrat e trajnerit Edi Reja.

Më poshtë mund t’i shihni formacionet e mundshme:

Wales: Ward; Roberts, Rodon, Mepham, Davies; Morrell, Allen, Ramsey; H Wilson, Bale, James

Shqipëria: Sherri, Ajeti, Djimsiti, Veseli, Laci, Abrashi, Ramadani, Bare, Lenjani, Manaj, Cikalleshi.

Back to top button