Sot supersfida Gjermani-Francë

1 min read

 

Kampionati Evropian i futbollit Euro 2020 vazhdon sot me dy ndeshjet e para të Grupit F.

Nga ora 18:00 në “Puskás Aréna” në Budapest do të takohen Hungaria dhe Portugalia.

Sfida kryesore zhvillohet në “Allianz Arena” në Munich ku përballen kombëtaret favorite për titullin e evropianit, Franca dhe Gjermania.

Gjermania ka dy mungesa si Goretzka dhe Hoffman, kurse nga ana tjetër Franca është e kompletuar për këtë përballje.

Formacionet e mundshme:

Franca: Lloris; Pavard, Varane, Kimpembe, Hernández; Pogba, Kanté, Rabiot; Griezmann, Benzema, Mbappé

Gjermania: Neuer; Ginter, Hummels, Rüdiger; Kimmich, Gündoğan, Kroos, Gosens; Havertz, Müller, Gnabry./21Media