Sot vazhdon rrënimi i objektit “Abi Çarshia”

Komuna ka ftuar mediat të jenë prezente

Drejtoria e Inspektorateve të Prizrenit do të vazhdojë me ekzekutimin e vendimit për rrënimin e pjesës pa leje të objektit “Abi Çarshia”, i cili gjendet në rrugën “Tirana” në Prizren.

Rrënimi do të bëhet me fillim nga ora 12:00.

Për shkak të presioneve të vazhdueshme për ta penguar punën e Inspektoratit dhe me qëllim të transparencës në punë, ftojmë përfaqësuesit e mediave që të jenë prezentë në këtë aksion”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit.

Ndryshe, Kryetari i Pokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala të hënën, i ka quajtur të pabaza akuzat e komunës së Prizrenit rreth zhvillimeve në kompleksin afarist “Abi Çarshia”, ku të premten e kaluar, komuna e Prizrenit kishte filluar rrënimin e pjesës së kontestuar të kësaj qendre.

Ndërsa, Komuna thotë se po e zbaton ligjin, akuzon kryeprokurorin për dezinformim./21Media

 

Back to top button