Sot zhvillohen dy ndeshje në Superligën e Kosovës

Xhiro e shtatë e Superligës së Kosovën në futboll do të vazhdojë sot edhe me dy ndeshje të tjera.
Në fakt, sot do të ballafaqohen katër skuadra, që renditen në pjesën fundore të tabelës dhe pikët ë reja janë jashtëzakonisht të rëndësishme për secilën prej tyre.
Në Klinë do të ndeshen Dukagjini dhe Drenica, që janë në kërkim të gjetjes së formës së tyre më të mirë për shkak se pas gjashtë xhirove Drenica ka pesë pikë, kurse Dukagjini dy, në vendin e fundit.
Ndeshja tjetër është ajo ndërmjet Trepçës ’89 dhe Ferizaj që do të zhvillohet në Mitrovicë. Këto dy skuadra i ndanë vetëm një pikë në pozitat gjashtë dhe shtatë, me skuadrën e Arbnor Morinës, që ka mbledhur gjashtë pikë pas gjashtë ndeshjeve, kurse mitrovicasit kanë një pikë më pak në vendin e shtatë.
Të dy ndeshjet do të fillojnë nga ora 15:00.

Back to top button