​Southamptoni zyrtarizon trajnerin e ri

Skuadra e Premier Ligës, Southamptoni, ka emëruar Nathan Jones si trajnerin e ri të ekipit.
49-vjeçari erdhi nga Luton Town, dhe ka nënshkruar një kontratë tre-vjeçare në “St Mary’s”.
Jones merr në udhëheqeje skuadrën përpara përballjes me Liverpoolin këtë fundjavë, e cila do të pasohet nga pushimi për shkak të Kampionatit Botëror.
“Jam vërtet krenar që më është dhënë kjo mundësi. Unë di shumë për klubin dhe është një klub i mrekullueshëm futbolli. Shumë nga familja ime janë tifozë të Southampton-it, dhe ndihem vërtet shumë krenar që më jepet mundësia dhe mezi pres të filloj”, tha Jones pas zyrtarizimit.
Momentalisht Southamptoni renditet në vendin e 18 me vetëm 12 pikë pas 14 ndeshjeve.

Back to top button