Spalletti: Futbolli më ka shkatërruar jetën

Luciano Spalletti ka folur pas dorëheqjes nga Kombëtarja e Italisë, duke pranuar se përvoja e fundit e ka rënduar shumë psikologjikisht. “Futbolli më ka shkatërruar jetën. Nuk mund të fle pas humbjes me Norvegjinë. Kur më kërkuan të drejtoja Italinë, nuk fjeta për dy ditë,” tha ai për Repubblica.it.
Spalletti pranoi se ndoshta kërkoi shumë nga lojtarët, duke u përpjekur të ushqente ndjenjën e identitetit dhe krenarisë. “Gabimi im ishte se e shtyva shumë fort këtë ndjenjë përkatësie. Por lojtarët e mi janë të klasit të parë dhe nuk kam asnjë pendesë për zgjedhjet e bëra.”
Ai foli edhe për presionin e madh gjatë Kampionatit Evropian, mungesën e disa lojtarëve kyç si Chiesa dhe për dëmtimet e shumta që e vështirësuan punën. “Nga marsi deri në qershor, pësuam gola që dukeshin të pabesueshëm. Presioni ishte i jashtëzakonshëm,” shtoi ai.
Spalletti nuk i kurseu fjalët as për të kaluarën te Napoli. “De Laurentiis më bëri një shërbim të keq. Fyerja më e madhe ishte që nuk na lejuan të parakalonim me autobus pas Scudetto-s,” u shpreh ish-trajneri, duke theksuar se do t’i mungojë gjithmonë ajo ndjesi unike e festës me tifozët.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?