Spanja do të mbyll hapësirën ajrore për avionët rusë

Spanja do të mbyll hapësirën e saj ajrore për linjat ajrore ruse, sipas Ministrisë spanjolle të Transportit.
Ministria e Transportit njoftoi masën në një postim në Twitter të dielën duke thënë se vendi “do të vazhdojë të mbyll hapësirën e tij ajrore për linjat ajrore ruse” duke ndjekur direktivat e bashkëpunimit të Bashkimit Evropian.


Spanja i bashkohet një morie vendesh të tjera që kanë mbyllur hapësirën e tyre ajrore për linjat ajrore ruse këtë fundjavë në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës, duke përfshirë Gjermaninë, Italinë, Francën e Kanadanë./21Media

Back to top button