Spanja dominon Gjermaninë por s’ka gola në pjesën e parë

Kanë përfunduar 45 minuta të zjarrta në “Al Bayt stadium” në ndeshjen ndërmjet Spanjës dhe Gjermanisë.
Kjo sfidë është e vlefshme për grupin E dhe gjermanët janë në kërkim të pikëve te para në këtë Kampionat Botëror pas humbjes në ndeshjen e parë nga Japonia.
Spanja ka qenë skuadra që ka dominuar me posedimin e topit në këtë pjesë të parë, por nuk ka arritur që ta gjejë golin.
Nga ana tjetër, Gjermania e tundi rrjetën e spanjollëve me anë të Rudiger në 40’, por që u anulua për pozicion jashtë loje.
Pjesa e dytë pritet të jetë edhe më e zjarrtë.

Back to top button