Spanja pro liberalizimit të vizave për Kosovën

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, ka thënë se vendi që ai drejton është i gatshëm të pranojë që Bashkimi Evropian t’i japë Kosovës liberalizimin e vizave.
“Spanja ka një qëndrim konstruktiv dhe ne jemi të hapur për miratimin e heqjes së vizave për Kosovën”, ka thënë ai në një konferencë për media në fund të Këshillit Evropian në Bruksel, të cilës i parapriu të enjten në mëngjes një takim me liderët të Ballkanit Perëndimor, shkruan Infolibre.
Komisioni Evropian rekomandoi liberalizimin e vizave për kosovarët, mirëpo Këshilli Evropian ende s’ka dhënë dritën e gjelbër./21Media

Back to top button