Kaloni te përmbajtja kryesore

Spasovski: Autobusi i aksidentuar është i prodhimit të vitit 2007

Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se autobusi i aksidentuar në Bullgari është prodhuar në vitin 2007.
Spasovski tha se autobusi në fjalë gjatë vitit 2020 në 22 raste ka kryer hyrje-dalje nga shteti ndërsa në vitin 2021 ka kryer 130 hyrje-dalje nga shteti.
“Për herë të parë është regjistruar në Shkup me datë 15.10.2020 nën pronësi të kompanisë “Besa Trans BTB-Shkup”, kontrolli i fundit teknik është bërë 05.10.2021, ndërsa sipas rezultateve nuk ka pasur parregullsi”, deklaroi mes tjerash Spasovski./TV21

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button