Specialja ndryshon datën e seancës për Thaçin dhe të tjerët
Gjykata Speciale ka vendosur të enjten që ta ndryshojë datën e Konferencës përgatitore të prokurorit të specializuar për çështjen Thaçi dhe të tjerët.
Sipas njoftimit seanca do të mbahet më 15 shkurt.
Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith, dje e caktoi 17 shkurtin si datë për seancën e radhës ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.
Kjo nxiti reagime në Kosovë, pasi më 17 shkurt është përvjetori i 15-të i Pavarësisë së Kosovës.
“Sot, më 19 janar, Trupi Gjykues II, pas konsultimeve të mëtejshme me palët dhe pjesëmarrësit, ndryshoi urdhrin e tij të mëparshëm dhe caktoi Konferencën përgatitore të Prokurorit të Specializuar në ҫështjen Thaҫi dhe të tjerët, më 15 shkurt 2023, në orën 09:30”, thuhet në njoftimin e Speciales.
Gjykimi në çështjen Thaçi dhe të tjerët pritet të fillojë më 1 mars.