Specialja vazhdon masën e paraburgimit për Thaçin e Veselin

Gjykata Speciale në Hagë më 26 maj 2022 ka vendosur të vazhdojë paraburgimin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli.
Një gjë e tillë është bërë e ditur në një dokument të publikuar në faqen zyrtare të Gjykatës Speciale.
Pala mbrojtëse ka thënë se Thaçi nuk është rrezik ikjeje dhe se ndalimi i tij është bërë jo-proporcionale, andaj ka kërkuar nga gjyqtari i procedurës paraprake që urdhërojë lirimin e menjëhershëm të përkohshëm të Thaçit në Kosovë, me kushtet që konsiderohen të nevojshme dhe të përshtatshme, deri në 30 ditë para fillimit të gjykimit.
Mbrojtja më tej kërkon që gjyqtari i procedurës paraprake të thërrasë seancën për këto qëllime, thuhet ndër tjera në dokument. Por, Gjykata Speciale i ka kërkuar gjyqtarit të procedurës paraprake që të refuzojë lehtësimin e kërkuar nga mbrojtja.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi po mbahen në paraburgim nga nëntori 2020. Ata akuzohen për kinse krime lufte, ndërsa në paraqitjet e tyre të para në Dhomat e Specializuara në Hagë ata janë deklaruar të pafajshëm./kp

Back to top button