“Spider-Man: No Way Home”, filmi i parë në pandemi që kaloi shifrat e fitimeve 1 miliard dollarë

 
Aventura e fundit e kompanisë filmike Soni “Spider-Man”, sërish në krye të box office.
Pra, “Spider-Man: No Way Home” mori dhuratën më të mirë për Krishtlindje, u bë filmi i parë në pandeminë e COVID-19 që kaloi shifrat një miliard dollarë në box office.
“Spider-Man”, këtë rekord e arriti për 12 ditë. Është për tu habitur se si për këtë film u shitën kaq shumë bileta në këtë periudhë kur variant i ri i COVID-19, Omicron,  po përhapet me të shpejtë.
Kjo arritje e bën aktorin në rolin kryesor Tom Holland superhero aventurash, dhe njëherësh filmin e vetëm që prej vitit 2019, pas “Star Wars: The Rise of Skywalker” që kaloi shifrat e fitimeve mbi një miliard dollarë në botë.
Asnjë film tjetër hollivudian nuk ka arritur t’i afrohet këtyre shifrave në dy vitet e fundit.
Para Spider Man, ishte filmi vazhdimësi i James Bond, “No Time to Die,” që arriti të mbledh $774 milion dollarë në mbarë globin, dhe që u vlerësua si filmi më fitimprurës i 2021-tës.
Me fitim të mbi1 miliard dollarëve, Spider Man mori fronin nga një film tjetër fitues i boks ofisit, që është filmi kinez “The Battle at Lake Changjin”, i cili fitoi $902 milion dollarë në mbarë botën.
Nga kjo del se Spider-Man No Way Home këto fitime i arriti pa u shfaqur në Kinë, që tani për tani është vendi me tregun më të madh dedikuar filmit në botë.
Spider-Man, edhe në boks ofisin vendor dominoi sërish këtë vikend. Ky film fitoi $81 milion nga 4,336 kinema në Amerikën Veriore.
“Spider-Man: No Way Home” po ashtu ia doli të fitojë në këtë periudhë kur disa filma të rinj si The Matrix Resurrections,” (Dhe Metriks Resurekshen), “Sing 2” (Sing tu) dhe “The King’s Man” në mes tjerësh, patën një debutim të mbarë.
Në pozitën e dytë të box office u radhit Sing tu, e në të tretën “The Metriks”.
Sa i përket filmit “Spider-Man: No Way Home”, ai vazhdon të shfaqet në kinematë botërore dhe pritet që përfitimet të shtohen akoma./21Media

Back to top button