Spiropali pritet nga Konjufca

(Lajm i përditësuar)
Spiropali viziton Prekazin: Ka vende ku fjalët bëhen të vogla
Ministrja për Evropë dhe Punët e Jashtme në Shqipëri, Elisa Spiropali bashkë me homologun e saj në Kosovë, Glauk Konjufca gjatë ditës së sotme kanë vizituar Prekazin.
Ajo në Facebook ka publikuar në video ku ka treguar për këtë vizitë.
“Ka vende ku fjalët bëhen të vogla. Sot, bashkë me Zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministrin për Punët e Jashtme dhe Diasporën, Glauk Konjufca, u përulëm në Kompleksin Memorial ‘Adem Jashari’, aty ku sakrifica e një familjeje u kthye në themel të një shteti. Në Prekaz nuk përkujtohet vetëm një betejë. Përkujtohet vendimi për të mos u dorëzuar. Kulla e Jasharajve, ku u pritëm prej Bacë Rifat Jasharit, nuk është thjesht monument. Është dëshmi se liria ka pasur çmim – dhe ai çmim është paguar me jetë. Këtu ndjen peshën e historisë, por edhe përgjegjësinë e së ardhmes. Liria nuk është trashëgimi automatike. Ajo kërkon dinjitet, unitet dhe drejtësi çdo ditë. Prekazi nuk na kërkon lot. Na kërkon të jemi të denjë”, ka shkruar ajo.
Spiropali pritet nga Konjufca
Ministrja e Jashtme e Shqipërisë Elisa Spiropali po qëndron në Kosovë ku po zhvillon takim me homologun e saj Galuk Konjufcën.
Spiropali sot në Kosovë, takohet me Konjufcën dhe Osmanin
Kryediplomatja e Shqipërisë, Elisa Spiropali, do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë.
Ajo do të pritet në takim edhe nga Kryeministri Albin Kurti
Sipas njoftimit të ZKM- së, takimi do të mbahet në orën 12:35.
Fillimisht, Spiropalin do ta presë homologu i saj, zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Punët e Jashtme dhe Diasporën, Glauk Konjufca.
Më pas ajo do të takohet edhe presidenten Vjosa Osmani, në orën 11:30.
Spiropali do të pritet në takim edhe nga Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu.