Spitali izraelit është dëmtuar dhe raportohen të lënduar pas goditjes direkte nga raketa iraniane

Një spital në Beersheba në Izraelin jugor është goditur drejtpërdrejt nga një raketë iraniane.
Spitali Soroka është dëmtuar rëndë, thotë një zëdhënës, ndërsa shërbimi i urgjencës së Izraelit thotë se më shumë se 30 persona janë plagosur.
Në Iran, ushtria izraelite thotë se sulmoi reaktorin e ujit të rëndë në Arak, pasi më parë i paralajmëroi banorët në qytetet përreth të evakuoheshin.
Sulmet vijnë në një kohë kur Donald Trump ka miratuar planet për të sulmuar Iranin, por nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar nëse do ta sulmojë vendin, raporton CBS.
Më parë, Trump tha “Mund ta bëj, mund të mos e bëj”, kur u pyet nëse SHBA-të do t’u bashkoheshin sulmeve izraelite ndaj Iranit.
Udhëheqësi suprem i Iranit paralajmëroi Trumpin për “dëm të pariparueshëm” nëse ndërhyjnë SHBA-të./21Media