Spotify pezullon plotësisht shërbimin në Rusi

Spotify po tërhiqet nga Rusia për shkak të ligjeve të reja të vendit mbi atë që kompanitë mediatike mund të transmetojnë ose postojnë në internet.

Materiali i publikuar që konsiderohet si “lajm i rremë” për pushtimin rus të Ukrainës mund të çojë në dënime të gjata me burg sipas rregullave të reja.

Në një deklaratë dërguar organeve mediatike, Spotify tha se rregullat kufizojnë më tej aksesin në informacion, eliminimin e shprehjes së lirë dhe kriminalizimin e llojeve të caktuara të lajmeve, ”rrezikojnë sigurinë e punonjësve të Spotify dhe ndoshta edhe dëgjuesit tanë”.

“Pasi kemi shqyrtuar me kujdes opsionet tona dhe rrethanat aktuale, kemi ardhur në vendimin e vështirë për të pezulluar plotësisht shërbimin tonë në Rusi”, thuhet në deklaratë.

Kompania mbylli zyrën e saj në Rusi më herët në mars dhe nuk ka qenë në gjendje të shesë abonimet e saj premium në vend, për shkak të kufizimeve të vendosura nga ofruesit e pagesave mes sanksioneve ndërkombëtare./21Media

Back to top button