Squid Game, seriali që po i “çmend” shikuesit

Edhe nëse nuk e keni parë “Squid Game” apo nuk i keni lexuar memet rreth tij, me siguri keni dëgjuar për të.
Tashmë në çdo rrjet social po flitet rreth thrillerit që është bërë një hit që nga koha kur u publikua në Netflix dy javë më parë.
Thrileri i mbijetesës është aktualisht shfaqja televizive më e shikuar në gati 80 vende, duke e bërë atë serinë e parë origjinale koreane që kryeson listat.
Në “Squid Game”, një grup prej 456 njerëzve luajnë një lojë e cila u kushton me vdekje nëse e humbin, e që të njëjtit kanë shancin të largohen me rreth 45.6 miliardë dollarë koreanë nëse fitojnë një seri prej gjashtë lojërave.
Shfaqja është një tmerr distopik për njerëzit që marrin pjesë në një turne vdekjeprurës. Pjesëmarrësit e dëshpëruar, të gjithë përballen me vështirësi serioze financiare, mashtrohen për të marrë pjesë në një seri lojërash të shtrembëruara për fëmijë si tërheqje lufte.
Është ide e drejtorit dhe skenaristit koreano-jugor Hwang Dong-hyuk, i cili shkroi dhe drejtoi të gjitha nëntë episodet.
“Njerëzit janë të dhënë pas ironisë se rrezikojnë jetën e tyre për të fituar një lojë fëmijësh. Lojërat janë të thjeshta, kështu që ata që e shohin mund të fokusohen më shumë në karakteret se sa në atë se sa komplekse janë rregullat e lojës” tha regjisori i “Squid Game” në një intervistë./21Media

Back to top button