“Squid Game” shfaqja televizive më e kërkuar në Google për vitin 2021

Google ka bërë një hulumtim për kërkimet kryesore për vitin 2021.
Sipas të dhënave, seria “Squid Game” ka qenë emri më i kërkuar në Google.
Listat e gjigantit përmblodhen disa nga kërkimet për vitin 2021, në nivel global dhe kjo u bë në kategori të ndryshme, përfshirë shfaqje televizive, ekipe sportive, lajme dhe lojëra video.
Nuk duhet të jetë befasi që “Squid Game” kryeson listen për shfaqjet televizive.
Kështu, seria e famshme lë më poshtë në listë kërkimet për Kupën e Botës dhe ato mbi reperin e ndjerë, DMX i cili vdiq në prill.
Pas “Squid Game”, sa u përket shfaqjeve televizive, vjen “Bridgerton”, “ËandaVision”, “Cobra Kai dhe Loki”./21Media
 

Back to top button