​Stadiumi “Fadil Vokrri” do të stërmbushet edhe njëherë për Kosovën

Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur se të gjitha biletat për ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës 2026, mes Kosovës dhe Sllovenisë, janë shitur në kohë rekord.

Përballja do të zhvillohet më 10 tetor dhe pritet të sjellë atmosferë të jashtëzakonshme në stadium, falë përkrahjes së madhe të tifozëve kosovarë.

“Faleminderit tifozëve për përkrahjen e jashtëzakonshme. Ju jeni forca dhe motivi ynë më i madh drejt sukseseve të reja”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Me këtë interesim të madh, Kosova do të ketë mbështetje të plotë në një nga sfidat më të rëndësishme të kualifikimeve drejt Botërorit 2026.

Kujtojmë se këtë cikël kualifikues Dardanët e nisën me një humbje (ndaj Zvicrës) dhe një fitore (ndaj Suedisë).

Back to top button