“Stafi i spitalit dhe pacientët në Mariupol janë marrë peng”

Nënkryetari i bashkisë së Mariupolit, Sergei Orlov ka deklaruar trupat ruse kanë marrë peng stafin dhe pacientët e spitalit të Mariupolit.

“Ne morëm informacione se ushtria ruse kapi spitalin tonë më të madh… dhe ata po përdorin pacientët dhe mjekët tanë si pengje”, ka thënë ai, shkruan BBC.

“Ne mund ta konfirmojmë këtë informacion dhe gjithashtu guvernatori i rajonit të Donjeckut e ka konfirmuar këtë. Ne morëm informacionin se atje janë 400 persona.”/21Media

Back to top button