Stano: Formimi i Asociacionit është kërkesë dhe obligim i kahershëm

Nëse Kosova nuk fillon zbatimin e marrëveshjes që ka të bëjë më formimin ë asociacionit të komunave me shumicë serbe atëherë kjo tregon se vendi nuk është i përkushtuar ndaj procesit te normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, kështu tha zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano.

Duke folur para gazetarëve në konferencë për shtyp, zëdhënësi i BE nënvizoi se formimi i Asociacionit të Komunave Serbe është një kërkesë dhe obligim i kahershëm nga ana e Kosovës.

” Pra, duhet në të duhet të punohet urgjentisht. Kjo është përsëritur disa herë nga Bashkimi Evropian në nivel, në nivelin më të lartë dhe në nivel të liderëve evropianë. Pra, nëse Kosova nuk arrin t’i realizojë këto, atëherë nuk do të shihet si një shenjë pozitive e vullnetit për të vazhduar në rrugën e normalizimit, e cila tani është e lidhur me përparimin e Kosovës në rrugën e saj të anëtarësimit në BE”, tha Stano.

Duke iu referuar takimit të 4 prillit, ai nënvizoi se i njëjti do jetë i fokusuar në gjetjen e zgjidhjes për çështjen e dinarit.

“Kjo lidhet më së shumti me çështjet që janë diskutuar javën e kaluar dhe një javë më parë në Bruksel, përkatësisht kryesisht çështjen e implikimeve apo pasojave të vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për përdorimin e dinarit”, tha Stano.

Back to top button