Kaloni te përmbajtja kryesore

Stano: Porosia jonë është e pandryshuar

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, i ka kërkuar Kosovës dhe Serbisë që të shmangin tensionet dhe të sillen në mënyrë konstruktive dhe me frymë kompromisi për të gjetur zgjidhje për çështjet e hapura. Stano tha se kanë mbetur edhe pak ditë deri në përfundim të afatit të qeverisë së Kosovës më 31 tetor dhe bëri me dije se BE-ja po punon instensivisht me partnerët e saj pë rtë gjtur zgjidhje që do të parandalojë një situatë, siç e quajti, të një përshkallëzimi të ri dhe jo produktiv
“Porosia jonë është e pandryshuar: duhet të silleni në mënyrë konstruktive me një frymë të kompromisit për të gjetur zgjidhje për të gjitha çështjet e hapura, të parandalohen masa të njëanshme dhe të bëhen hapa që çojnë drejt shtensionimit. E kemi thënë shumë herë në të kaluarën se është me rëndësi të jashtëzakonshme që të parandalojmë çdo hap që çon drejt përshkallëzimit. Më e pakta që Kosova dhe Serbia kanë nevojë është më shumë tensione. Ato kanë nevojë për më shumë përparim me qëllim që të shtyjnë dialogun përpara për të pasur një sukses në përfundimin e tij, që nënkupton arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve. Ne po punojmë së bashku me partnerët tanë, jo vetëm ne si BE por edhe partnerët tanë që janë të përfshirë në sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, po punojmë edhe me Qeverinë e Kosovës edhe më atë të Serbisë për të parandaluar një përshkallëzim të dhunës. Kjo është në kundërshtim me atë që duan qytetarët dhe shkon në kundërshtim të interesave të të dy palëve. Prioriteti kryesor i tyre është ecja drejt Evropës dhe përafrimi me BE-në”, tha Stano./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button