Starlinku shtrihet në më tepër se gjysmën e globit – pse ky internet është i veçantë

Kompania amerikane Starlink pretendon se ofron internetin më glob. Kështu thuhet edhe në matjet që ofrohen shpeshherë nga kjo kompani që drejtohet nga miliarderi Elon Musk, që është pjesë e udhëheqësisë në administratën Trump.

Pos shpejtësisë, Starlink njihet edhe si platformë që ka më së rralli probleme teknike.

“Starlink ofron internet me shpejtësi të lartë dhe me vonesë të pakët për përdoruesit në mbarë botën, nëpërmjet satelitëve në orbitën e ulët të Tokës. Testet e shpejtësisë në aplikacionin Starlink ofrojnë mjetet për të vizualizuar lidhjen tuja dhe testimin e performancës në tërë rrjetin tuaj”, thotë Starlink në një njoftim në X.

Starlink është prezente në shumicën e shteteve të botës, ku miliardë njerëz kanë qasje në të.

Ai operon edhe në Kosovë e Shqipëri.

“Starlink” nga dhjetori në Kosovë, çfarë pritet nga ky anëtarësim?

Çfarë është Starlink?

Profesori i telekomunikacionit Besnik Qehaja muaj më parë në një prononcim për portalin rtv21.tv kishte thënë se kostoja e Starlink mund të ndryshojë sipas vendit dhe politikave lokale.

“Starlink ka objektiva të lidhura me kompaninë Tesla, veçanërisht për automjetet autonome, që në të ardhmen do të monitorohen nga ky rrjet. Qëllimi është t’u ofrohet qasje automjeteve më shumë se njerëzve, për rastin e Kosovës, pasi vendi ka mbulim të gjerë të rrjetit edhe në zonat rurale, gjë që e bën më pak të nevojshëm një shërbim të tillë”, tregon Qehaja.

Sa i përket vlerës së çmimit të pagesës së pajisjeve të Starlink në shtetin e Kosovës, Qehaja kishte thënë se Kosova nuk ka nevojë të madhe për një rrjet të tillë.

“Megjithatë, mendohet se çmimi do të jetë më i lartë se ai i ofruesve të shërbimeve të internetit në Kosovë. Kosova nuk ka një nevojë të madhe për një rrjet të tillë, pasi 98% e territorit të saj është i mbuluar me fibër optike, si dhe me rrjetet 4G+ dhe 5G nga operatorët mobil që veprojnë në Kosovë. Për Kosovën, Starlink nuk paraqet një vlerë të shtuar për shkak të çmimeve dhe pajisjeve që e shoqërojnë, por për kompaninë Tesla është e rëndësishme që çdo cep i botës të mbulohet nga rrjeti i tyre. Kjo ndihmon në shërbime si automjetet dhe pajisjet robotike dhe shërbime të tjera qeveritare amerikane, duke u siguruar qasje në një rrjet të kontrolluar nga autoritetet amerikane”, thekson ai.

Si funksionon Starlinku?

Rrjeti Starlink lëshohet në hapësirë nëpërmjet antenave satelitore, e përdoruesi obligohet që të paguajë një antenë shpërndarëse dhe llogarinë për qasje në internet.

Ky internet mbulon një fushë shumë të madhe gjeografike të shpërndarjes.

Starlinku zakonisht funksionon me një model abonimi mujor. Tarifa mujore mbulon shërbimin e internetit dhe është tarifë fikse që ofron qasje pa asnjë kufi të të dhënave.

E, fatura vjetore pos internetit, përfshin edhe shërbime të tjera.

Çmimi i saj mund të ndryshojë në bazë të vendndodhjes së klientit.

Kompania amerikane merret automatikisht me përditësimin e softuerit. /21Media

 

Back to top button