Start i hidhur për Kosovën në kualifikueset e Botërorit 2026

(Lajm i përditësuar)
Start i hidhur për Kosovën në kualifikueset e Botërorit 2026
Kosova e ka nisur me humbje të thellë kampanjën e saj kualifikuese për Kampionatin Botëror 2026, duke u mposhtur 4-0 nga Zvicra në ndeshjen e parë të Grupit B. Ekipi i trajnerit Franco Foda nuk arriti të gjejë ritmin dhe u duk i pafuqishëm për të ndalur sulmet e shpejta të zviceranëve.
Golin e parë e shënoi Manuel Akanji në minutën e 22-të, duke treguar vështirësitë e Kosovës në mbrojtje. Vetëm tre minuta më vonë, Breel Embolo dyfishoi epërsinë e Zvicrës, ndërsa në minutën e 39-të Edimilson Vidmer shënoi golin e tretë.
Para mbylljes së pjesës së parë, Embolo realizoi edhe golin e tij të dytë personal në minutën e 45-të, duke lënë Kosovën me një disavantazh të madh në fund të 45 minutave të para.
Pavarësisht përpjekjeve në pjesën e dytë, Kosova nuk arriti të rrezikojë seriozisht portën zvicerane, duke reflektuar një nisje të vështirë të këtij cikli kualifikues.
Tani, përfaqësuesja kosovare do të përqendrohet te ndeshja e radhës ndaj Suedisë, që zhvillohet më 8 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku do të kërkojë të rikthejë moralin dhe të sigurojë pikët e para në këtë kampanjë.
Zvicër-Kosovë, 20 minuta nga përfundimi i ndeshjes
Kanë mbetur vetëm 20 minuta loje në ndeshjen mes Zvicrës dhe Kosovës në St. Jakob-Park, ku rezultati mbetet i pandryshuar: 4-0 për Zvicrën.
Golat e pjesës së parë u shënuan nga Akanji (22’), Embolo (25’ dhe 45’) dhe Vidmer (39’). Tifozët vazhdojnë të mbështesin ekipet, ndërsa Zvicra duket e vendosur ta ruajë epërsinë deri në fund.
Zvicër-Kosovë, nis pjesa e dytë
Ka nisur pjesa e dytë e ndeshjes mes Zvicrës dhe Kosovës në stadiumin St. Jakob-Park në Basel, ndeshje e vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës FIFA 2026. Pas 45 minutave të para, Zvicra kryeson bindshëm 4-0.
Golat e para erdhën nga Akanji në minutën e 22-të, më pas Embolo dyfishoi epërsinë në minutën e 25-të dhe shënoi sërish në minutën e 45-të, ndërsa Vidmer shënoi golin e tretë në minutën e 39-të.
Atmosfera në stadium mbetet e zjarrtë, me tifozët zviceranë dhe ata nga Kosova që nuk ndalin mbështetjen e tyre. Trajnerët Murat Yakin dhe Franco Foda po ndjekin nga stoli çdo zhvillim, ndërsa priten 45 minuta të tjera me emocione dhe përpjekje për të ndryshuar ritmin e ndeshjes.
Mbyllet pjesa e parë, Kosova po zhgënjen në fushë ndaj Zvicrës
Pjesa e parë e ndeshjes në “St. Jakob-Park” të Bazelit ka përfunduar me avantazh të thellë për Zvicrën, e cila kryeson 4-0 ndaj Kosovës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026.
Manuel Akanji hapi rezultatin në minutën e 22-të, ndërsa Breel Embolo dyfishoi avantazhin në minutën e 25-të. Widmer shtoi golin e tretë për Zvicrën në minutën e 39-të, dhe Embolo vulosi rezultatin e pjesës së parë me golin e tij të dytë personal në minutën e 45-të.
Kosova nuk ka arritur të reagojë, ndërsa Zvicra po kontrollon takimin me epërsi të qartë.
Thellohet epërsia e Zvicrës ndaj Kosovës
Zvicra po zhvillon një ndeshje të fortë ndaj Kosovës në “St. Jakob-Park” të Bazelit, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026. Vendasit kanë arritur të shënojnë tri herë në pjesën e parë, duke marrë një epërsi të thellë.
Manuel Akanji hapi serinë e golave në minutën e 22-të, duke zhbllokuar sfidën. Vetëm tre minuta më pas, Breel Embolo dyfishoi avantazhin për Zvicrën, duke vënë në vështirësi të madhe mbrojtjen e Kosovës. Epërsia u thellua edhe më shumë në minutën e 39-të, kur mbrojtësi Ëidmer realizoi golin e tretë për helvetikët.
Kosova nuk ka arritur të reagojë deri tani, ndërsa Zvicra po kontrollon lojën me epërsi bindëse.
Kosova pëson edhe golin e dytë
Vetëm tre minuta pas golit të parë, Zvicra ka shënuar përsëri duke e çuar avantazhin 2-0 ndaj Kosovës.
Sulmuesi i Monacos Embolo realizoi në minutën e 25-të, pas një aksioni të shpejtë të vendasve që e gjeti mbrojtjen dardane të papërgatitur.
Me dy gola brenda pak minutash, Zvicra ka marrë kontrollin e ndeshjes, ndërsa Kosova tani gjendet në një pozitë të vështirë për të rikthyer rezultatin.
Shënohet goli i parë në ndeshjen Zvicër-Kosovë
Zvicra ka kaluar në epërsi ndaj Kosovës në minutën e 22-të të ndeshjes që po zhvillohet në “St. Jakob-Park” të Bazelit, e vlefshme për grupin B të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026.
Autor i golit ishte Akanji, i cili shfrytëzoi një rast të mirë brenda zonës për të mposhtur portierin SaAro Muric.
Pas golit Kosova po përpiqet të reagojë për të rikthyer baraspeshën.
Kalojnë 20 minuta lojë në ndeshjen Zvicër-Kosovë
Në “St. Jakob-Park” të Bazelit po zhvillohet ndeshja e vlefshme për Grupin B të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, mes Zvicrës dhe Kosovës. Pas 20 minutave lojë, rezultati mbetet i barabartë 0-0.
Të dyja kombëtaret kanë hyrë me kujdes në lojë, duke tentuar të marrin kontrollin e mesfushës, ndërsa rastet e pastra për gol kanë munguar deri tani. Atmosfera në stadium është elektrizuese, me praninë e madhe të tifozëve nga të dyja vendet, që po e bëjnë këtë duel edhe më të veçantë.
Sfida pritet të marrë më shumë ritëm me kalimin e minutave, ndërsa të dy ekipet janë në kërkim të fitores që do të ishte jetike për objektivat e tyre në këto kualifikime.
Nis ndeshja Zvicër – Kosovë në Bazel
Ka filluar ndeshja mes Zvicrës dhe Kosovës në stadiumin “St. Jakob-Park” të Bazelit, e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Botëror 2026.
Përfaqësuesja e Kosovës kërkon rezultat pozitiv për ta nisur mbarë këtë fushatë, ndërsa Zvicra hyn si favorite dhe synon të tregojë epitetin e favoritit në këtë grup ku bëjnë pjesë edhe Suedia dhe Sllovenia. Atmosfera në stadium është elektrizuese, me mijëra tifozë shqiptarë që kanë krijuar një mbështetje të fuqishme për “Dardanët”, duke e bërë ndeshjen të ndjehet si një festë e madhe futbolli.
Dueli pritet të jetë i fortë, me shumë emocion dhe rivalitet sportiv, duke pasur parasysh edhe lidhjet e veçanta mes dy kombëtareve.
Yakin flet pak pa nisur ndeshja: Do të sfidohemi
Selektori i Zvicrës, Murat Yakin, ka dhënë një deklaratë për televizionin zviceran pak pa nisur ndeshja me Kosovën.
“Do të sfidohemi nga fillimi sonte”, ka thënë Yakin. “Secili mund ta mposhtë secilin në këtë grup”.
Ai ka arsyetuar vendimin që Nico Elvedi të startojë përkrah Manuel Akanjit në mbrojtje.
“Ai është paraqitur shumë mirë në miqësoret e qershorit. Nico është në ritëm, luan javë pas jave”.
Ai pret që sulmuesit e Zvicrës të mbajnë në presion mbrojtësit e Kosovës.
Zvicër – Kosovë, formacionet zyrtare, debuton Avdullahu
Nga ora 20:45 zhvillohet përballja mes Zvicrës dhe Kosovës, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Takimi do të luhet në Zvicër dhe pritet me shumë interes nga të dyja kombëtaret, të cilat kanë objektiva të qarta për të siguruar një vend në turneun më të madh të futbollit botëror.
Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin, ka deklaruar se këtë herë duelin me Kosovën nuk e sheh më si një ndeshje me karakter vëllazëror, duke nënvizuar rëndësinë e pikëve në këtë garë kualifikuese.
Nga ana tjetër, trajneri i Kosovës, Franco Foda, dhe sulmuesi Vedat Muriqi janë shprehur optimistë se ekipi i tyre mund të arrijë një rezultat pozitiv kundër Zvicrës.
Kosova vjen në këtë sfidë me besim te brezi i ri i lojtarëve, ndërsa Zvicra mbetet favorite për shkak të përvojës dhe rezultateve të arritura ndër vite.
Këto janë formacionet zyrtare:
Zvicra: Zvicra: Kobel, Widmer, Elvedi, Akanji, Rodriguez, Xhaka, Freuler, Rieder, Ndoye, Embolo, Vargas
Kosova: Muric: Paqarada, Dellova, Rrahmani, Vojvoda, Rexhbeqaj, Avdullahu, Muslija, Jashari, Krasniqi, Muriqi