Startojnë 45 minutat vendimtarë në “Fadil Vokrri”

Ka nisur pjesa e dytë e ndeshjes mes Kosovës dhe Sllovenisë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Pas pjesës së parë që u mbyll pa gola (0-0), të dyja skuadrat janë rikthyer në fushë me synimin për të gjetur avantazhin.

Kosova tregoi lojë të barabartë në fraksionin e parë dhe pati një mundësi të mirë për shënim me Vedat Muriqin në minutën e 12-të, por sulmuesi dardan nuk arriti të mposhtë portierin slloven.

Mbetet për t’u parë nëse skuadra e Franco Foda do të arrijë të konkretizojë përpjekjet në pjesën e dytë, ndërsa atmosfera në “Fadil Vokrri” vazhdon të jetë e zjarrtë.

Back to top button