Stoltenberg e quan aneksimin rus “të paligjshëm”

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka hedhur poshtë aneksimin rus të katër territoreve të okupuara të Ukrainës si të paligjshëm.
“Aleatët e NATO-s nuk njohin asnjë nga këto zona si pjesë e Rusisë dhe nuk do ta bëjnë këtë as në të ardhmen”, thotë ai.
Të gjitha shtetet janë thirrur të refuzojnë përpjekjet flagrante të Rusisë për të kapur territor.
Shefi i Kremlinit, Vladimir Putin, kishte nënshkruar më parë marrëveshjet që vulosën aneksimin e rajoneve të pushtuara të Luhansk, Donetsk, Zaporizhia dhe Kherson.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, e përshkroi aneksimin rus të territoreve të Ukrainës si një “moment vendimtar”. Së bashku me mobilizimin e pjesshëm të qindra mijëra rezervistëve në Rusi dhe “përhapjen e saberave bërthamore”, ky është “përshkallëzimi më serioz që nga fillimi i luftës”./21Media

Back to top button