Stoltenberg i shokuar nga atentati ndaj Fico-s: I uroj shërim të shpejtë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg shprehu shqetësimin për atentatin e sotëm ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico.

“Unë jam i shokuar dhe i tmerruar nga të shtënat me armë ndaj kryeministrit Robert Fico. I uroj shumë forcë për një shërim të shpejtë. Mendimet e mia janë me Robert Fico, të dashurit e tij dhe qytetarët e Sllovakisë”, k shkruar Stoltenberg në platformën “X”.

Kujtojmë se Fico u qëllua sot pas një takimi të qeverisë sllovake në Handlova. Në vendngjarje janë shkrepur disa të shtëna dhe sulmuesi është ndaluar./21Media

 

Back to top button