Stoltenberg: Më shumë armë të rënda dhe moderne për Ukrainën
Ukraina do të marrë më shumë mbështetje dhe më shumë armë moderne ndërsa zmbraps sulmet nga Moska, sipas Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
“Mesazhi kryesor do të jetë: më shumë mbështetje, mbështetje më e avancuar, armë më të rënda dhe më moderne”, shtoi ai.
Ai nuk saktësoi nëse do të bëhen njoftime në lidhje me furnizimin me tanke Leopard 2, armë më moderne dhe më të fuqishme që Kievi ka kërkuar vazhdimisht.
Stoltenberg vuri në dukje se ”do të ishte shumë e rrezikshme për NATO-n nëse presidenti rus Vladimir Putin fiton luftën, pasi kjo do t’u dërgonte mesazh sundimtarëve të tjerë autoritarë se edhe ata mund të merrnin atë që duan përmes forcës brutale.
”Furnizimi me armë ishte rruga drejt paqes në këtë rast. Mënyra e vetme për të arritur një marrëveshje paqeje është të bindësh Putinin se ai nuk mund të fitojë në fushën e betejës”, theksoi Stoltenberg.