Stoltenberg: NATO mund t’i rrisë forcat në lindje

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë në konferencen për shtyp se pushtimi rus i Ukrainës ka krijuar një “realitet të ri sigurie” në Evropë.
Ai thotë se pozicioni ushtarak i NATO-s duhet të jetë gati për këtë realitet të ri.
Nesër udhëheqësit e NATO-s do të fillojnë të diskutojnë masat konkrete për të përforcuar sigurinë në një afat më të gjatë, ka thënë Stoltenberg.
“Në tokë, këto masa mund të përfshijnë “thelbësisht më shumë forca” në pjesën lindore të aleancës, thotë ai, në një gjendje më të lartë gatishmërie. Ne do të konsiderojmë gjithashtu “rritje të mëdha” në dislokimet tona detare dhe ajrore, forcimin e mbrojtjes raketore dhe ajrore dhe gjithashtu rritjen e mbrojtjes kibernetike”, ka thënë ai.
Stoltenberg theksoi se përforcimi i mbrojtjes në aleancë do të kërkojë para të reja dhe ai ka mirëpritur lëvizjet e Gjermanisë dhe aleatëve të tjerë të NATO-s në këtë drejtim./21Media

Back to top button