RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Stoltenberg në Beograd: Grumbullimi i ushtrisë serbe pranë Kosovës s’i ndihmon situatës
🇽🇰 Kosova

Stoltenberg në Beograd: Grumbullimi i ushtrisë serbe pranë Kosovës s’i ndihmon situatës

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha në Beograd se autorët e sulmit në Banjskë duhet të vihen përpara drejtësisë. Pas takimit me presidentin serb, Vuçiq, sekretari i NATO-s tha se

nga Kaltrina Berila21 nëntor 202321 nëntor 2023

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha në Beograd se autorët e sulmit në Banjskë duhet të vihen përpara drejtësisë. Pas takimit me presidentin serb, Vuçiq, sekretari i NATO-s tha se mbledhja e ushtrisë serbe në afërsi të vijës kufitare me Kosovës e përshkallëzon situatën dhe i bëri thirrje të gjitha palëve që të ulin tensionet e të përmbahen nga veprimet e dhunshme.

“KFOR- garanton një mjedis të sigurt dhe paqesor në Kosovë për të gjitha komunitetet. Do të vazhdojë që ta bëjë këtë në mënyrë të paanshme dhe në kuadër të mandatit të tij. Ne kemi përjetuar sulme dhe në shtator kemi parë edhe dhunë në Kosovë. Kjo është e patolerueshme dhe të gjithë autorët e tij duhet të vihen para drejtësisë. Është e mirë që Serbia është e gatshme që të kontribuojë në këtë përkushtim. Pas sulmeve të dhunshme NATO ka dërguar forca shtesë prej 1000 ushtarësh dhe kjo është forca shtesë me ë madhe e kontigjentit të NATO-s dhe kjo dëshmon se NATO është e gatshme që të ruaj paqen”, tha Stoltenberg.

Në konferencën me gazetarë me presidentin Vuçiq, sekretari i përgjithshëm i NATO-s tha se është me shumë rëndësi bashkërendimi i KFOR-it dhe Ushtrisë Serbe meqë kjo, sipas tij, shmangë mosmarrëveshjet.

“Llogaris në të gjitha palët që të ulin tensionet dhe të përmbahen nga veprime të dhunshme. Siç ia transmetova edhe presidentit Vucic gjatë takimit që kishim mbledhja e forcave ushtarake në afërsi të vijës kufitare nuk ndihmon por e përshkallëzon situatën. E mbështes themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë dhe ky do të ishte çelësi i normalizimit të marrëhdëneive. Unë I bëj thirrje Beogradit dhe Prishtinës që të angazhohen në dialog nën lehtësimin e BE-së që është rruga e vetme për një paqe afatgjate dhe për stabilitet”, tha Stoltenberg./21Media

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
LAJMI TJETËR →
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Lexo edhe

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

15 min më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

2 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

2 orë më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

3 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

4 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

4 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

2 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

4 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

4 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

4 orë më parë