Stoltenberg paralajmëron Kinën që të mos furnizojë Rusinë me armë vdekjeprurëse

“Kina nuk duhet të ofrojë ndihmë vdekjeprurëse për Rusinë,” ka paralajmëruar sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ndërsa Xi Jinping dhe Vladimir Putin janë të mbyllur në bisedime në Kremlin.

Shefi i NATO-s u tha gazetarëve në Bruksel se “ne nuk kemi parë asnjë provë” që Kina të dorëzojë armë vdekjeprurëse, por ka disa shenja se kjo është “një kërkesë nga Rusia”.

Ai shton se nëse Kina e bën këtë, ajo do të mbështeste “një luftë të paligjshme”./21Media

Back to top button