Stradner: Nëse nuk e ndalojmë Rusinë, radhën e ka Ballkani

Ekspertja amerikane e sigurisë, Ivana Stradner, ka komentuar fjalimin e presidentit të SHBA-së Joe Biden mbi agresionin rus në Ukrainë dhe largimin eventual amerikan.
Ajo në një postim sot në rrjetin social X ka shkruar se për një kohë të gjatë ka paralajmëruar mbi rrezikun e një lufte në Ballkan dhe se më në fund SHBA “ka hapur sytë”.
“Unë kam paralajmëruar për një luftë në Ballkan për një kohë të gjatë dhe më në fund SHBA ka hapur sytë. Nëse nuk ndalojmë Rusinë, Ballkani është i radhës. Fronti i Dytë i Rusisë në Evropë”, ka shkruar Stradner.
Presidenti Biden mbrëmë gjatë një fjalimi në Shtëpinë e Bardhë ka folur edhe mbi situatën politike në Evropë dhe rreziqet nga Rusia, duke thënë se nëse Rusia arrin të mposhtë Ukrainën, atëherë rrezikohet Ballkani.