“Strategjia për punësim të synojë më shumë vende pune”

Nga tryeza e Bankës Botërore “Diagnostika e vendeve të punës në Kosovë”

Perspektivat e dobëta të firmave për rritje, shkalla e lartë e joformalitetit dhe niveletë ulëta të pjesëmarrjes në tregun e punës janë kufizimet kryesore për krijimin e vendeve të punës në Kosovë, sipas një raporti të ri të Bankës Botërore të diskutuar në tryezën e rrumbullakët me zyrtarë qeveritarë, akademikë, institute, shoqata biznesi dhe përfaqësues të donatorëve në Kosovë.

Përveç zvogëlimit të pikëngecjeve në infrastrukturë, siç është energjia dhe konektiviteti, në raportin Diagnostika e vendeve të punës në Kosovë theksohet mjedisi i dobët afarist dhe rregullator, dhe tërësinë e dobët dhe të papërputhshme të shkathtësive të punëtorëve dhe vendeve të punës, si kufizime që mund të frenojnë zgjerimin e firmave ose të shkurajojnë formalizimin e firmave joformale.

“Ndërsa kohërtat e reja – dhe më të mëdha – të rinisë i bashkohen fuqisë punëtore, reformat që synojnë përvetësimin e rregullave të duhura, dhe zhvillimin e shkathtësive të duhura, për të promovuar krijimin e vendeve të punës, do të ndihmojnë në uljen e përjashtimit të tërinjve dhe do të përfitojnë plotësisht nga kontributi i rinisë për ekonominë”, tha Monica Robayo Abril, ekonomiste pranë Praktikës së Përgjithshme për Varfëri dhe Barazi në Grupin e Bankës Botërore.

Tutje në raport thuhet se Kosova gëzon një pjesë në rritje të popullsisë në moshë pune, një bonus demografik ky që ofron mundësi. Të rinjtë (nën 15 vjeç) përbëjnë 25.7 për qind të popullsisë, ndërsa ata të moshës së punës (15-64 vjeç) përbëjnë 67.6 për qind. Përpjesëtimi i popullsisë në moshëpune ndaj vartësve në Kosovë parashikohet që të rritet. Vetëm 8 për qind e popullsisë së Kosovës sot janë të moshuar, në krahasim me 19 për qind në vendet e BE-së.

U vlerësua se papunësia në mesin e të rinjve në vitin 2015 ishte mbi 57 për qind, ndërsa shkalla e pasivitetit në mesin e grave ishte 78.6 për qind.”,

Sipas raportit, cilësia e ulët e arsimit dhe mospërputhjet e shkathtësive parandalojnë popullatën joaktive nga marrja dhe mbajtja e vendeve të mira të punës. Në raport gjithashtu vihet në pah se sistemet ekzistuese për ofrimin e kujdesit për fëmijët dhe të moshuarit nuk janënë dispozicion të gjerë, janë tepër të shtrenjta dhe kanë të ndërthurura elemente frenuese për pjesëmarrjen e femrave në tregun e punës.

“Krijimi i më shumë vendeve të punës është jetik, por është gjithashtu e rëndësishme që të përmirësohen shkathtësitë dhe t’i mundësohet rinisë dhe grave në Kosovë që të konkurrojnë në mënyrë më efektive për mundësitë e reja të punësimit”, tha Marco Mantovanelli,Menaxher i Bankës Botërore për Kosovën.

Back to top button