Stresi dhe Real Brida sjellin këngën “Gun Shoot”

Një bashkëpunim që po bëhet menjëherë temë bisedash dhe po ngjall emocion të jashtëzakonshëm tek fansat e muzikës shqiptare është kënga ” Gun Shoot” ku Stresi i ka dhënë mundësinë njërit prej talenteve më të rinj dhe më të spikatur të muzikës, Real Brida. Ky projekt ka vënë në dukje jo vetëm potencialin e Real Brida si artist, por gjithashtu shpalos vëmendjen e Stresit për talentet e rinj, duke i hapur mundësi që të shfaqin aftësitë e tyre në një nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Ka qenë Stresi ai që e ka ftuar duke parë potencialin e madh të Real Brida që të jetë pjesë e albumit të tij. Kjo këngë dhe bashkëpunim po ecën mjaft mirë dhe po bën shumë zhurmë në gjithë trojet shqiptare.

Ky projekt është realizuar falë mbështetjes së Techpro Records, një studio dhe label muzikor që ka luajtur një rol të rëndësishëm në karrierën e Stresit dhe ka ndihmuar në formimin e sukseseve të mëdha që ai ka arritur në vitet e fundit.

Kënga “Gun Shoot” është një nga ato produkte që ka potencuar talentin e tij në mënyrën më të mirë të mundshme, duke fituar menjëherë një popullaritet të madh.

Për më tepër, pjesëmarrja e Stresit në këtë bashkëpunim i ka dhënë një dimension të ri këngës, duke krijuar një lidhje të natyrshme mes dy artistëve dhe një përmbajtje që tërheq të gjithë ata që ndjekin muzikën shqiptare.

Në një intervistë të fundit, Real Brida theksoi se çdo arritje e tij në muzikë është një dedikim për familjen dhe për të gjithë ata që besuan në të që nga fillimi. Ky bashkëpunim me Stresin është një hap i rëndësishëm dhe një mundësi që ai e ka shfrytëzuar maksimalisht për të treguar se talenti i tij mund të arrijë shumë larg.

Ky bashkëpunim ka shpërthyer në skenat shqiptare dhe ka ndihmuar në afirmimin e tij si një nga emrat më të rinj të mundshëm për të udhëhequr industrinë muzikore në vitet që vijnë.

Back to top button