Student e fermer/ Valdrini nga Malisheva studion dhe njëkohësisht kultivon arra me familjen e tij

Familja Kryeziu nga Komuna e Malishevës është e dalluar tash e disa vite për kultivimin e arrës një produkt që ka mbështjetje por edhe shitje njëkohësisht në Kosovë, por edhe jashtë Kosovës.
Pjesëtari i kësaj familje, Valdrin Kryeziu në të njëjten kohë student dhe fermer ka folur për RTV21 për kultivimin e arrës.
”Duke marrë parasysh kushtet klimatike kemi pas dame por prap se prap jam nda i knaqur,si angazhim dy vitet e para ka më shumë angazhim sepse duhet me u perballu me krejt sepse për qdo fillestar nuk ka dijeni qysh me kultivu po duke i mbështetur këshillat një pas një ne që kemi mbjellë më herët ne i dimë krejt sfidat, sa i përket studimeve ato të shtyjnë në qdo punë se qdo student që është në drejtimin e duhur e shtynë ai drejtim për me punu dhe nuk e lenë mbrapa me asgjë edhe të ndihmonë shumë edhe besojë që në vitet e ardhshme ka me qenë edhe ma mirë se tash i kemi edhe studimet po edhe punën praktike nuk është aspak e vështirë mu marrë me këtë punë përkundrazi është vullnet dhe arra është ajo që don më pak përkujdesje në krahasim me tjerat”, tha Kyreziu./RTV21/21Media