Studentë të Vjenës dhe Venedikut vizituan RTV 21

Mysafirët dje i priti edhe kryeministri i vendit, z.Haradinaj

Sot një grup i studentëve të Universitetit të Vjenës dhe atij të Venedikut vizituan RTV 21 me ç’rast ata u njohën me historikun e këtij mediumi kombëtar, që sinjalin e vet ka vite që e ka dërguar në katër anët e botës. Mysafirët u interesuan për kushtet në të cilat punohet në këtë kolektiv mediatik si dhe raportet dhe bashkëpunimin me shikuesit por edhe me subjektet politike e shtetërore në Kosovë.

Sivjet është viti i 15-të që familjet kosovare ua hapin dyert për të mirëpritur studentët nga Vjena dhe Venediku, në kuadër të një vizite studimore tanimë tradicionale. Ata dje ishin mysafirë edhe të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj./21Media

 

 

 

Back to top button