​Studentët e FSK-së përfundojnë me sukses kursin “Train the trainer Reconnaissance”

Ambasada britanike në Prishtinë ka përgëzuar studentët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), të cilët me sukses kanë përfunduar kursin e parë “Train the trainer Reconnaissance”, të sponsorizuar nga Britania e Madhe.

Tutje, Ambasada Britanike ka bërë të ditur se kursi është shumë i vështirë fizikisht dhe vetëm oficerët dhe ushtarët më të mirë përzgjidhen për role zbulimi.

“Urime të mëdha për studentët e FSK-së që përfunduan me sukses kursin e parë për zbulimin Train the Trainer të sponsorizuar nga Britania e Madhe. Kursi është shumë i vështirë fizikisht – vetëm oficerët dhe ushtarët më të mirë përzgjidhen për role zbulimi. Programi u mbajt nga tre instruktorë të Ushtrisë Britanike dhe dy instruktorë të FSK-së të trajnuar në MB. Ky lloj ndërtimi i kapaciteteve është thelbësor që FSK-ja të jetë e vetë-qëndrueshme në të ardhmen.”, shkruan Ambasada Britanike në “Facebook”.

Programi u mbajt nga tre instruktorë të ushtrisë britanike dhe dy instruktorë të FSK-së të trajnuar në Britani të Madhe. Ky lloj ndërtimi i kapaciteteve është thelbësor që FSK-ja të jetë e vetë-qëndrueshme në të ardhmen./21Media

Back to top button