Studentët në NYU do të studiojnë për Lana Del Rey

1 min read

Studentët që do të ndjekin semestrin e ardhshëm në NYU do të vënë në provë qëndrimin e tyre me një kurs të fokusuar tek këngëtarja.

Për Lana Del Rey do të mësohet në New York University’s Clive Davis Institute of Recorded Music me gazetaren dhe autoren Kathy Iandoli që do të drejtoj kursin.

Variety raporton se studentët që marrin pjesë në kurs do të “ekzaminojnë marrëdhënien e Del Rey me feminizmin, ndikimin muzikor dhe lidhjen me lëvizjet e drejtësisë sociale”.

Kursi do të zgjasë nga data 20 tetor deri më 8 dhjetor.

Përshkrimi i kursit përshëndet Del Rey si një artiste që ka “prezantuar një version melankolik të pop-it që nga ana tjetër ndihmoi në ndryshimin dhe rishpikjen e tingullit dhe disponimit të muzikës kryesore përtej viteve 2010”./21Media