Studentët protestojnë, Vuçiq mban tubim në Nish

Studentët nga Nishi sot po protestojnë me moton “Të zgjedhim” gjatë së cilës ata “ranë në kontakt të ngushtë” me mbështetësit e partisë në pushtet.
Në të njëjtën ditë kur u thirr protesta e studentëve, qeveria serbe bëri thirrje edhe për një Kuvend Kombëtar, të cilin Aleksandar Vuçiq e shpalli si një nga tubimet më të mëdha në Nish.
Rruga që duhej të kalonin qytetarët dhe studentët në Nish u ndryshua për arsye sigurie. Një pjesë e rrugës e cila është e mbyllur për qarkullim ruhet nga pjesëtarë të policisë, ndërsa pjesa tjetër nga veteranë dhe roje sigurie, sipas mediave serbe.
Para nisjes së tubimit, autobusët me njerëz të Vuçiq kaluan në korsinë e kundërt në rreth-rrotullimin pranë Gjykatës së Apelit në Nish, praktikisht pikërisht në protestën që po zhvillohej nga studentët dhe qytetarët e shumtë, ndërkohë që ata nuk u penguan nga policia serbe.
Vuçiq në fjalimin e tij ka injoruar kërkesat e studentëve, duke thënë që të mos kërkohen zgjedhje të reja në Serbi.
“Nuk ka më kërkesa të juaja, nuk më interesojnë kërkesat tuaja”, u tha studentëve Vuçiq.
Protestat në Serbi kanë shpërthyer tash e më shumë se gjashtë muaj, pas shembjes së tendës hekurudhore në Novi Sad më 1 nëntor 2024, në të cilën 16 persona gjetën vdekjen